Gjykata Penale u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim dy sulmuesve të Zijadin Selës, babë e bir. Që të dy dyshohen për tentativë vrasjeje. Do të qëndrojnë në paraburgimin e Shutkës derisa të zhvillohet hetimi, dhe nëse deri pas një muajsh do të ketë nevojë atyre do tu zgjatet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera.Policia i kapi Kire Gjeorgjievskin dhe babain e tij 68 vjeçar në shtëpinë e tyre dhe pas bastisjes, janë marrë edhe një palë atlete që dyshohet të jenë të përlyera me gjak, disa rroba dhe tre celularë. Fillimisht këta të dy dyshoheshin për pjesëmarrje në turmë që është vepër më lehtësuese, ndërsa më pas prokurori vendosi se ata duhet të përndiqen për tentim vrasjeje. Për tentimin për vrasjen e Selës ekzistojnë edhe disa persona që ende po identifikohen. /SHENJA/