Mercedes-AMG E63 S është një super kerr dhe ai është kerri që adhuruesit e shpejtësisë e duan, dhe tani me një dizajn të ri të brendshëm dhe të jashtëm, si edhe një mori të teknologjisë të shtuar së fundmi, ka bërë që ky kerr të jetë edhe më i kërkuar në treg.

Mercedes-AMG E63 S 2021 mundësohet nga një motor Twin turbo 4.0, V8 që prodhon 603 kuaj fuqi (450kW) dhe 627 lb-ft (850nm) çift rrotullues, transmeton Telegrafi.

E63 S jep disa shifra mbresëlënëse në performancë. Mercedes-AMG E63 S 2021 mund të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 330 km/h.

Fuqia drejtohet përmes transmetimit të njohur automatik të Mercedes-AMG me 9 shpejtësi dhe më në fund dërgohet në tokë përmes sistemit 4-Matic me të gjitha rrotat.