3000 monitorues të Asociacionit Qytetarë “Most” do të vëzhgojnë procesin e votimit, të cilët do të jenë të shpërndarë në të gjitha komunat e vendit. Nga ky asociacion bëjnë thirrje qytetarëve që të paraqesin çdo parregullsi në numrin 080 080 080.

Përveç monitorimit të 11 dhjetorit, MOST po vëzhgon edhe votimin e diasporës, të sëmurëve dhe të burgosurve, që po zhvillohet sot. Nga “Most” theksojnë se persona e akredituar nga ata do të dallohen me bluzat me logon e asociacionit.

“Vëzhguesit e “MOST-it”,do të jenë statik dhe gjatë tërë ditës do të ndjekin procesin e votimit në vendvotime. Pos asaj, “MOST” do të ketë në terren edhe 120 ekipe të mobilizuara me nga 2 vëzhgues të cilët do të jenë si përkrahës logjistik”, tha Darko Aleksov.