Sekretari gjeneral i LR-PDSH-së, Arben Taravari kërkon unfikimin e plotë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, bashkimi i shqiptarëve është kërkesë apo këshill e faktorëve me relevancë për shqiptarët në rajon.

“Për fat te keq, ata që pengonin dhe e prishnin bashkimin opozitar, po të njëjtit, tash po bëjnë tentativa për të pamundësuar unifikimin e kushteve për qeverisje të faktorit shqiptar në Maqedoni, përndryshe kjo ishte këshillë e faktorëve me relevancë për shqiptarët në regjion”, është shprehur Taravari. (INA)