Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 32 viktima dhe 1.092 raste të reja me COVID-19.

Është shënuar numër rekord i të shëruarve. Plot 2.003 persona e kanë fituar betejën me virusin.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë ndërsa numri i vaksinave që do të mbërrijnë në vend do të rritet në fund të prillit.

Opozita maqedonase protestoi të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Filipqe me arsyetimin se nuk ka menaxhuar si duhet gjendjen me COVID-19.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.