Një nënë e re ka përshkruar përvojën e saj të tmerrshme me coronavirus, pasi kaloi disa ditë në spital duke luftuar sëmundjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jess Marchabak, 32-vjeçe, pasi filloi të ketë dhimbje të fytit, iu përkeqësua shpejt gjendja shëndetësore.

Ajo tha se simptomat “erdhën menjëherë në çast” dhe u nxitua për në spital nga infermierët, para se të dërgohej në një zonë izolimi.

Për fat të mirë, Jess është rikthyer në shtëpi në Westward Ho, Angli, është shëruar, ndërsa ka paralajmëruar të tjerët që t’i binden rregullave të izolimit dhe ta marrin seriozisht Covid-19.

“Ndjenjë mjaft emocionuese, jam e lumtur që jam në gjendje ta lë spitalin e gjallë”, ka thënë ajo.

“Unë jam 32 vjeçe, jam mirë me shëndet, nuk kam probleme shëndetësore”, është shprehur Jess.

“Atëherë të gjithë u lutën për mua , dhe ja ku jam, duke e shkatërruar absolutisht Covid-19”, ka thënë ndër tjerash.