E bukura e viti 2017-të është ardhja në jëtë e voglushi i cili është fëmija i parë i lindur në 2017 nga e ëma Mileska Lidija nga Makedonski Brod, ndërkohë fëmijën e parë e vizitoi edhe kryetarja e Tetovë Teuta Arifi ku në shenjë mirnjohje i ka ndarë 40.000 denarë.
“Lajmi i mirë gjithmon është lindja e një fëmije, ashtu sic më informuan mjekët dhe pasi që vizitova zonjën që kishe lindur dmth famija i parë që ka lindur është djal dhe normalisht atij i dëshirojm jetë të gjatë dhe nënës së tij”, tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.
Këtë vit të ri fëmiu i parë i cili lindi në Spitalin Klinik të Tetovës ishte vogëlushi Marko. Komuna e Tetovës edhe këtë vit për nënën e fëmiut të parë që lind pas ndrimit të motmoteve, ndau mjete financiare në vlerë prej 40.000 denarëve. Djaloshit të vogël i dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur pa brenga, dhe njëherit falemnderoj stafin dhe mjekët e Qendrës Klinike në Tetovë të cilët qëndrojnë gjithnjë të përkushtuar për të shërbyer qytetarët që kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore.