“Dosie Merko”: 329 vendime për rrënim të objekteve pa leje në Strugë janë në sirtar të Merkos, 44 rreth liqenit

Qyteti i Strugës i ka 329 objekte të nderuara pa leje, për të cilat inspektorët ndërtimor kanë përgatitur vendime aktive për t’i rrënuar, mëson A1on. Asnjë nga këto objekte nuk mund të legalizohet ngase janë të ndërtuar pas vitit 2011. Prej tyre 44 objekte janë zonës së mbrojtur të liqenit.

Komuna ka edhe 4.040 objekte pa leje të cilët duhet të largohen ngase kërkesat për legalizim u janë refuzuar. Përkundër këtyre të dhënave, Merko në disa raste kishte pohuar se në Strugë nuk ka objekte të ndërtuara pa leje.

Në një hulumtim të mëparshëm të A1on është zbuluar se kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko ka 14 kallëzime penale, një është proceduar ndërsa nuk ka asnjë akt vendim për këto padi.