Një 35-vjeçare banore e një fshati të Tetovës, dje
(14-tetor) në orën 17:30 në SPB Tetovë ka raportuar
se një ditë më parë në shtëpinë e tyre, kishte qenë e
sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj 67-vjeçar Xh.Z, njofton Sektori i Punëve të Brendshme tetovë.

Sot, 15-Tetor Xh.Z. do të thirret në Stacionin Policor të Tetovës për të zbardhur dhe dokumentuar rastin./TV21