Ka filluar seanca e Këshillit të prokurorëve publik, ku anëtarët duhet të bisedojnë për punën e prokurores speciale Katica Janeva.

Në seancë nuk ka ardhur prokurorja special Janeva.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, duhej të jepte llogari përpara Këshillit të Prokurorëve për çështjen e marrjes së materialeve të përgjuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për atë se pse nuk ka bërë procesverbal gjatë pranimit të materialeve të përgjuara dhe për detajet lidhur me planin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale.

Fillimisht seanca u caktua për javën e kaluar, por për shkak se kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ka qenë i sëmurë, u prolongua për 27 janar, ndërkaq dje u caktua për sot.

Kryetari i LSDM-së materialet i dorëzoi më 30 dhjetor të vitit 2015.