Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar votuesit e saj.

“Ne gjithemon fitojm!”, ka shkruar Gaxherri, ku në 3 fjalë ka bërë 3 gabime gjuhësore, shkruan lajmi.net.

“Jam krenare me votuesit e mi qe ne te gjitha mandatet vleresuan punen time profesionale dhe korrekte”, ka vazhduar ajo duke bërë gabime të njëpasnjëshme në të shkruar.

Gaxherri, drejtë nuk e ka shkruar as fjalën “Faleminderit”, por “Falemnderit!.

Ky është postimi i saj: