Nëse njerëzit kanë mësuar ndonjëherë të jenë vetëm, ishte sigurisht gjatë kësaj pandemie. Shumica ndiheshin të vetmuar, gjë që kishte pasoja në shëndetin fizik dhe emocional si dhe rriti shanset e ankthit dhe depresionit.

Tani gjithnjë e më shumë gjërat po kthehen në normale, por për disa njerëz është shumë më e vështirë sesa duket. Këto janë katër shenja kryesore të vetmisë që duhet t’i njihni:

1.Ju preferoni të blini gjëra sesa të shoqëroheni me njerëz.

2.Ju e dini se çfarë po ndodh në jetën e miqve tuaj sepse e keni parë në rrjetet sociale, jo sepse ata jua kanë thënë.

3.Edhe kur jeni pranë njerëzve të tjerë, ndiheni sikur nuk iu përkisni atyre.

4.Situatat shoqërore ju stresojnë dhe ju lodhin, kështu që i shmangni ato.