Një djalë katërvjeçar u detyrua të flinte në korridorin e një spitali pasi ishte duke pritur më shumë se tetë orë.

Jack Williment-Barr shtroi një pallto në departamentin e urgjencës së Leeds General Infirmay pasi u dërgua në spital me pneunomi të dyshuar.Një fotografi që tregon atë duke fjetur në dyshemenë e një korridori, është shpërndarë kudo në internet.“Ishte kaos” tha nëna e Jack, Sarah Williment, e cila e bëri fotografinë.

“Spitali është në krizë, nuk ka shtretër të mjaftueshëm.Jack përfundimisht u shtri në shtrat në një repart pas 13 orësh e gjysmë në spital.Ai doli më vonë pasi u diagnostikua me grip dhe bajame.Drejtoria e spitalit i ka kërkuar falje familjes për pritjen e gjatë.Jack u dërgua në spital nga ambulanca të martën me pneumoni të dyshuar pasi u ekzaminua nga mjeku, tha nëna e tij.Katërvjeçarit fillimisht iu dha një shtrat në departamentin e urgjencës pediatrike, por më pas u transferua në një dhomë klinike sepse shtrati ishte i nevojshëm urgjentisht për një pacient tjetër.Dhoma klinike ishte e pajisur vetëm me karrige dhe Jack përfundoi i shtrirë në dysheme me një maskë oksigjeni, transmeton Klan Kosova.