48 vjeçari S.M nga fshati Radolishtë e Strugës mbrëmë ka vdekur pas rënies nga kulmi i shtëpisë.

Siç njofton MPB ai dje rreth orës 8 të mëngjesit gjatë pastrimit të oxhakut të shtëpisë ka rënë nga kulmi në një pjesë ku ka pasur ngricë duke marë lëndime të rënda.

Ndihma e parë i është dhënë në klinikën e Strugës e më pas është transferuar në Shkup ku edhe ka vdekur./zhurnal.mk