Në rajonin e Shkupit gjatë tre ditëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente rrugore, prej të cilave të shtunën në një aksident lëndime të rënda ka marrë një çiklist, ndërsa dje në dy raste më rëndë janë lënduar një këmbësor dhe një shofer i një motoçiklete.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur nëntë aksidente rrugore, prej të cilave katër janë me pasoja dëme materiale, ndërsa në tre raste lëndime të lehta kanë marrë tetë persona. Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat lëndime të rënda kanë marrë një këmbësor dhe një shofer i një mopedi, ndërsa lëndime trupore kanë marrë një bashkudhëtar i motoçikletës

Të shtunën nga ana e policisë është bërë ekspertizë në 15 aksidente rrugore prej të cilave në tetë është shkaktuar dëm material, ndërsa në gjashtë lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona. Ka ndodhur një aksident në të cilin rëndë është lënduar një çiklist.Të premten kanë ndodhur 10 aksidente, në të cilat në gjashtë është shkaktuar dëm material, ndërsa në katër më lehtë janë lënduar gjashtë persona.

Gjatë fundjavës, 52 shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 15 shoferë janë përjashtuar nga qarkullimi, sepse kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësoreve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, tetë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, 52 shoferë kanë vozitur pa patentë-shofer ose me leje të skaduar regjistrimi dhe 47 shoferë kanë vozitur pa rrip sigurie ose kanë folur në telefon celular.Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë larguar 74 automjete.