,,Dëshmorë apo jo, si të doni më quani, vetëm amanetin për liri t’ma ruani”.
Sot, të gjithë ata që kanë shpirt dhe ndjendja, të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike, ata të cilët janë të zgjedhur nga populli, të emruarit, të shkolluarit dhe të betuarit duhet në kët ditë, së paku një orë të meditojnë ulur dhe të analizojnë kush sa dhe çka ka bërë për atëdheun e tijë. Nëse e ndjen veten se ska bërë asgjë, më mirë është të tërhiqet t’ialë vendin atyre që munden, dinë dhe guxojnë. Të gjithë ata të cilët thirren në UNITET-BASHKIM nëse edhe sot, kjo ditë nuk ju bashkon në homaze e akademi përkujtimore te varrezat e dëshmorëve, atëherë ju jeni gënjeshtarët e popullit. Përçdo vepër që shkon në kundërshtim me amanetin e të rënëve (dëshmorëve) për liri do të ju mallkojnë gjeneratat që vijnë pas neshë.
Ju politikan, të zgjedhurit e popullit së paku sot mos gënjeni para dëshmorëve të kombit sepse ata janë në parajsën e përjetshme, atje ku na ndëgjojnë, na shofin për çdo veprim se çka po bëjmë. Lavdi të gjith dëshmorëve të kombit të tëgjitha kohrave, gjaku i tyre u bëftë liri për të gjithë.

1abedin

*Abedin Zymberi*