Sa herë që na dilte një byc në sy, gjyshet tona thonin se ishim treguar të padrejtë me ndonjë grua shtatzënë dhe nuk i kishim dhënë ndonjë gjë për të ngrënë. Por pas kësaj legjendje popullore, që me siguri nuk ia keni gjetur kuptimin as tani si të rritur, gjendet një shpejgim mjekësor. Byci i syrit që në gjuhën mjekësore njihet me emrin hordeolum është një kist 2-8 mm në brendësi të kapakut të syrit, i cili fryhet dhe skuqet si pasojë e ndonjë inflamacioni në gjendrat ose qeskat e qerpikëve. Është infeksioni i lëngut të syrit ai që shkakton bycat e bezdisshëm. Bllokimi i gjendrës së vajit *ujit të syrit* për shkak të papastërtive apo makeup-it bën që bakteret të inflamojnë kapakun e syrit.

Zakonisht kjo gjë kërkon një apo dy jave të shërohet, por ju mund të përshpejtoni këtë proces përmes disa përbërësve natyralë në kushte shtëpie.
Disa kura natyrale që arrijnë ta kurojnë këtë problem të bezdisshëm.

Kompresat e ngrohta
Mbajtja e një komprese të ngrohtë në sy përshpejton qarkullimin e gjakut e për pasojë procesin e shërimit. Përsëriteni 3 4 herë në ditë për 5 minuta.

Çaji jeshil
Çaji jeshil ka veti inflamatore dhe nëse ju vendosni qeskat e përdorura të çajit jeshil mbi byc kjo gjë do të parandalojë përhapjen e infeksionit .

Xheli i Aloe Verës
Aloe vera është një nga metodat natyrale më efektive kur bëhet fjalë për inflamimet apo infeksionet e lehta. Ajo që duhet të bëni është merrni pak xhel aloe vera direkt nga bima dhe të lyeni syrin. Pas 20 minutash shpëlajeni normalisht e do të shikoni që byci do të zhduket për më pak se 5 dite.

Vaj ulliri ekstra i virgjër: Bëni kompresa të vazhdueshme më vaj ulliri ekstra të virgjër. Vetitë e tij anti-inflamatore do të shfryjnë inflamacionin e krijuar sa më parë të jetë e mundur.

Kamomili: Në rastin e kamomilit ju këshillojmë të përdorni lulet e thata të tij dhe jo bustinat e çajit. Zieni lulet me zjarr të avashtë derisa të treten plotësisht dhe të lëshojnë aromën e tyre fanstaike. Kullojini dhe lëreni çajin të ftohet në temperaturë ambienti. Përgatisni kompresa me garzë pambuku dhe mbajini mbi byc për 20-30 minuta. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në ditë.