Facebook di shumë gjëra rreth jush, disa prej të cilave mund të jenë tepër të dobishme për vetë përdoruesit. Më poshtë po ju sjellim disa opsione që ndoshta nuk i dinit që ekzistonin e që pse jo, mund t’ju vijnë në ndihmë një ditë.

1. Vendi ku keni hyrë

Të futesh në llogarinë e Facebook në kompjuterin e një personi tjetër është diçka e rrezikshme.

Në një çast harrese mund ta lini atë hapur dhe personi tjetër mund të ketë akses mbi llogarinë tuaj dhe të lexojë të gjitha mesazhet.

Për këtë mund të klikoni “End Activity”, në “Settings”, duke dalë nga çdo vendndodhje dhe pajisje nga e cila keni hyrë.

2. “Messenger.com”

Nëse preferoni ta përdorni Facebook vetëm për të qëndruar në kontakt me njerëzit, tashmë mund t’i anashkaloni të gjitha postet acaruese, reklamat, ftesat për lojëra dhe gjëra të tjera e mund të shkoni në Messenger.com. Faqja nga ekrani i kompjuterit, ju lejon të shikoni vetëm mesazhet dhe asgjë tjetër. 

messenger

 

3.“Facebook Us”

Ky është një opsion që ju tregon si duket lidhja me partnerin në Facebook, duke e përmbledhur të gjithë informacionin në një faqe.

Për ta parë dhe mbase një ditë për t’u përlotur ndërkohë që e lexoni, vizitoniFacebook.com/us.

4. Të shohësh më pak

Të ndryshosh statusin nga “në një lidhje” në “single” është e trishtueshme dhe po aq poshtëruese sa ç’mund ta imagjinoni. Fatmirësisht, shoku juaj i vjetër i quajtur Facebook është aty për ju. Tashmë mund të zgjidhni të shikoni sa më pak nga postimet e ish -it dhe të limitoni numrin e postimeve në llogarinë tuaj që janë të dukshme për të.

5. “Legacy”

“Legacy” ju vjen në ndihmë në rastet më të këqija, atëherë kur nuk mund ta përdorni llogarinë tuaj. Është një mënyrë për të shmangur ekzistencën e profilit tuaj, pasi keni ndërruar jetë ose për t’i bërë njerëzit të besojnë se jeni akoma gjallë.where-youre-logged-in-actually-this-one-the-other-is-legacy

Për ta bërë këtë duhet të shkoni tek “Settings”- “Security” e prej atje mund të selektoni një mik për të mbrojtur llogarinë tuaj.

Kjo nuk i jep akses të plotë për mesazhet tuaja të vjetra. “Legacy contact” do të mund t’i përgjigjet kërkesave për miqësi, të vërë në krye poste në kohë – shtrirjen tuaj dhe të rifreskojë foton e profilit