Kjo rrugë gjendet pothuajse në zemër të Tetovës dhe afër Spitalit Klinik në Tetovë, në këtë pjesë nuk është bërë as një investim në infrastrukturë edhe përkundër premtimeve parazgjedhore.

Banorët e Tetovës për Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe shprehen se kjo rrugë ngjason me një rrugë të Afrikës. Ata kërkojnë që sa më shpejtë të merret masa dhe të gjendet një zgjidhje.

“Shikoni këtu si me qenë Guantanama, jo në mesë të Tetovës. Guantanama dhe në Afrikë kështu nuk është, shumë, shumë problem e kemi . Kërkojmë që të rregullohet dhe të hapet rruga nga këtu deri tek Tekstilla, hajde merri votat këtë vit atë vit vetëm gënjejnë …
 Problem gjithmonë problem po do rregullohet, kërkojmë që të ndërtohet kërkojmë përparim. Çdo ditë kalojmë gropa gjithkund po do rregullohet…

 Rruga është katastrofë, duhet të rregullohet, shikoni katastrofë”, shprehen banorët.

Nga ndërmarrja për rrugë dhe tokë ndërtimore në Tetovë shprehen se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike për rregullimin e bulevardit por problem ka paraqitur çështja pronësore. 

“Në Bulevardin Bllagoja Toska kemi pasur problem të cilat tani më dihen, pronat e banorëve në Bulevard kanë qenë të pa regjistruara kështu që kemi hasur në pengesat e para të cilat nuk na kanë lejuar që të vazhdojmë me realizimin e punëve më tutje. Deri tani janë kryer të gjitha punët teknike kanë mbaruar, janë legalizuar pronat objektet e pronave të cilat kanë qenë pa dokumentacion me qëllim që të mund të realizohet pagesa e tyre. Ka mbetur vetëm vlerësimi ku një ekip punon në vlerësimin e shtëpive”, shprehet drejori për rrugë dhe tokë ndërtimore Hisen Demiri.

Rruga Bllagoja Toska në Tetovë , përpos problemeve të shumta infrastrukturore, problem tjetër janë edhe veturat  të cilat parkohen pikërisht mbi urë apo Bulevardin Bllagoj Toska.

Sipas banorëve veturat të cilat parkohen vend e pa vend në këtë pjesë , janë vetura të administratës së Spitalit të Tetovës, ato kërkojnë ndihmën  e Sektorit për punë të brendshëm në Tetovë, që të dalë në teren dhe të vërtetoj gjendjen faktike.