Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme , del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur Gjon Kastrioti e trashëgon dhe zavendëson babin e tij dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufitë dhe terrritorin e kësajë principate shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Vjosavën, që ka qenë e bia e Gërgurit, princit të Pollogut

Dr.sc.Ilmi VELIU, (ka specializuar periudhën e Kastriotit)

Përshëndes shqiptarët po edhe Mustafa Nano i cili, neve shqiptarëve që mbetëm jashta kufive të Shqipërisë,shumë na ka ofenduar me budallakitë e tia prosllave rreth origjinës së Kastriotëve.

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmin e Skënderbeut, nga pushteti jugosllav kam qenë i denuar dhe kam vuajtur 4 vjet burg të rëndë në Idrizovës të Shkupit.

Eshtë lehtë të jetosh e shkruajsh në Shqipërinë e Ramës dhe Kosovën e Hashimit por eshtë shumë vështirë për mua dhe Reshat Nexhipin nga Manastiri që jetojmë, shkruajmë e punojmë në Maqedoninë e Ali Ahmetit.

Ja burimet që flasin për Kastriotët dhe origjinën e nënës së Skënderbeut, me të cilat burime unë e fitova luftën shkencore kundër sllavomaqedonëve e që tash me duhet të njejtën luftë ta vazhdoj kundër shqiptarit Mustafa Nano.

Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtarë i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë së Shqipërisë në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergjit, Vjosavën dhe në asnjë moment nuk thotë se ishte me origjinë serbe, bullgare, sllavomaqedone, greke, malazeze…….

Së pari, kur flet për babanë e Skënderbeut, thotë se Gjon Kastrioti me Vjosava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga Vjosava dhe Giovani (prindërit Vjosava e Gjoni) e cila ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut. Muzaka në asnjë vend nuk përmend se origjina e sajë ka qenë sllavomaqedone, serbe, greke, bullgare. Ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu ka qenë pjesë e Dardanisë dhe gjithmonë ka qenë i banuar me shqiptarë dhe edhe sot vazhdon të jetë 99% shqiptar. Sërbia pas 1920 ka sjellur dhe ka vendosur kolonë serbë por ata janë në pakicë.

Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë i pari që e ka permendur mbiemrin Tribalda te nënës së Skënderbeut – Vjosava Kastriotit. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Vjosavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut.

Kristo Frasherit , historian shumë i famshëm, thote se perkatesia etnike shqiptare e Vjosaves ka qene mirë e ditur, jo vetem prej Gjon Muzaka por edhe nga gjithë te tjerit bashkekohes të Muzakes, te trashgimetareve te tyre, po edhe rrethit miqesor më të gjerë.

Marin Barleti ,(1508) eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij quhej Viosava, e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda e që ka qenë princ dhe sundimtar i krahinës së Pollogut. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga kohët ilire, pastaj bizantine e osmane, po edhe sot në kohën kur jetojmë ne dhe kimi arritur të përkujtojmë 550 vjetorin e nderrimit jetë të Kastriotit, nuk e përmend përkatësinë e sajë kombëtare.

Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme , del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur Gjon Kastrioti e trashëgon dhe zavendëson babin e tij dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufitë dhe terrritorin e kësajë principate shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Vjosavën, që ka qenë e bia e Gërgurit, princit të Pollogut.

Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun para se Pollogu të biente nën sundimin Osman. Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor në mes të Zhelinës e Gostivarit vjen pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente si zotëri i Pollogut përmendet princi me emrin – Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Vjosava.

Ivan Ivanov, në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990, thotë se pas vrasjes së Vukashinit më 1371, te Beteja e Maricës, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundoi djali i tij Krali Marko, si vasal i Sulltanit. Sundimtari i Pollogut – Gërguri, thotë ai, ka bashkëpunuar me Krali Marko dhe vazhdon tu kundërvehet turqëve dhe të vazhdoi të sundoi edhe mëtej me krahinën e Pollogut.

Boban Petreski historian dhe ligjërues në Universitetin e Shkupit, kur flet për Vjosavën, thotë se mbiemri i sajë Tribalda përcakton përkatësinë aristokrate e shtetrore të familjes së sajë, si që ishte zakon në atë kohë tek shtetet mesjetare, dhe nuk përcakton përkatësinë etnike të sajë. Sipas këtyre të dhënave dhe duke e analizuar vetë emrin e babit të sajë, princit Gërgur, mund të vimë në përfundim se ky emër ka origjinë shqiptare dhe jo sllave- Gur Guri; Gjergj Guri, dhe mund të themi se është emër personi-Gur dhe mbiemri i tij Guri…..Gur Guri ose Gjergj Guri.

Mbiemri shqiptarë Guri është përdorur nga shqiptarët në Mesjetë por eshtë i përhapur dhe përdoret edhe sot anë e kënd trojeve shqiptare. Sado që të kërkoi dhe hulumtoi dikush qe thotë se Gërguri do të ketë qenë me origjinë sllave, nuk do të mund të hasë ndonjë sllav apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurt…..si që janë Krasniqët, Berishët,etj.

Dhe me plotë të drejtë mund të themi se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë,Thopiajt, Shpatajt, Ballshajt, Kastriotët, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, ku edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që bëhet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën Osmanët.

Ky shkrim është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur me historianët sllavomaqedon të Universitetit të Shkupit, ku unë, para komisionit të udhëhequr nga studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte historike dhe në mënyrën më shkencore arrita ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij edhe nga nena po edhe nga babi.

Mua të ngratit asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë shumë të madhe shkencoro-historike, kundër serbëve e sllavomaqedonëve, do të duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër Mustafa Nanos me shokë i cili, ai vetë mund të ketë edhe origjinë sllave e që mua nuk më pengon.

Nëna e Kastriotit, nga shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut eshtë i deshifruar si Vjosava ose Viosava dhe assesi Voisllava.

Se emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava,(dmth sllave ) kam marrë dhe analizuar përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihajli nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Vjosavën, të binë e mbretit të pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një pyllë të madh me lisa,,. (“Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd,1982)

Profesori Boban Petreski nga Universiteti i Shkupit,duke tentuar ta kundërshtoi teorinë time për nënën e Kastriotit, kishte hulumtuar burime të shumta si; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, na ka berë një shërbim të madh sepse ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe familjes së sajë dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe babai Gërguri i kan takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe asnjiherë nuk është shtrirë në Pollog.

Dhe ne, si që e analizuam dhe e deshifruam emrin Gërgur, nëpër mes të shqipes mund ta deshifrojmë edhe mbiemrin Tribalda e që ka për kuptim token e lagur, ,,te balda,, ,,tri baldat,, te rruga e baldës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendëbanimet shqiptare dhe ne të shumtën e rasteve janë përdorur edhe si mbiemra vetëm tek shqiptarët.

Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, vërtetohet se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i sajë mund të deshifrohet dhe spjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe dhe se ky lloj mbiemri asnjëherë nuk eshtë hasur e as sot nuk mundet te haset te serbët, maqedonët e bullgarët.

Argumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon që dikush të pohoi se ajo ishte me origjinë sllave. Pra emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur nga sllavët. Edhe sot në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gorgurnicë,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri… ku ka qenë qendra apo kështjella e tij.

Ja edhe disa burime Osmane që i kam gjetur e përkëthyer nga Arhivi i Stambollit e që kundërshtarët dhe antishqiptarët, nga inati dhe urrejtja nuk duan ti pranojnë..

Oruç Bin Adill

Është autor i njerës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh dhe botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. Uruç kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër shqiptarit (arnautit) Iskender, në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnaud ilinden) dhe nuk thotë se ka shukuar ne Serbi, Maqedoni,Greqi,Mal të Zi.

E njejta vepër,faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine)….. “I biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve që mbrohej nga shqiptari Iskender”. Faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Mbreti i shqiptarëve Iskenderi u arratis…”. Në original është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari (mbreti) i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin.

Në faqe 123 Oruç potencon se “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin Shqiptarë, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta merrte atë sepse mbrohej nga shqiptarët të komanduar nga Iskenderi….”. Nga kjo kuptojmë edhe ate se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose Principatës së Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).

Kronikat Anonime Osmane.

Është fjala për veprën me titull “Tevarih El Osmaan” e cila përmbëledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, me titull Die Osmanischen anonymen Chroniken ”, 1922, Bruksell.

Faqe 65, përmenden tokat e Gjon Kastriotit si toka shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II ….bëri një luftë të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fetëhun Etedin).

Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si “Mbreti i shqiptarëve”.

Faqe 70: “Sulltan Murati kreu fushatë kundër tokave të Juvanit (Gjonit) dhe vilajeteve tjera shqiptare”. Dmth principatave tjera shqiptare.

Faqe 125, “Shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakaluara sa edhe sorrat nuk mund të fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”.

Faqe 126. ,,Kur sulltani iu drjtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë),,. Këtu bëhet fjalë për momentin kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe ata nuk e ndihmuan.

Edhe njëherë më duhet të potencoj se shkrimi eshtë berë kryekëput kundër tezave sllave, ku potencohet se Skënderbeu ishte me origjinë serbo-sllave dhe se nëna e tij ka qenë me origjinë sllavomaqedone dhe ky shkrim vlen edhe kundër shqiptarit Mustafa Nano, tezat e të cilit janë të bazuara kryekjëput në tezat sllave.

Kronikë hungareze, 1581, .(U.Ch,1581) ku përmendet lufta e Skënderbeut kundër pushtetit Osman. Ajo që na intereson neve eshtë fakti se në këtë kronikë potencohet dhe nënvizohet përkatësia iliro-arbnore e Gjergj Kastriotit. Në dokument shkruan për “Skënderbeu nga Iliria” dhe nuk thotë se ai ishte nga Serbia e Bullgaria. Edhe ky dokumant plotëson dhe mbron teorinë tonë për origjinën shqiptare te Kastriotëve dhe i rrezon teoritë e pseudoshkencëtarëve në trajtimin e prejardhjes së nënës së Gjergjit dhe fisit të Kastriotëve.