Nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.85% apo 378,550 vota.

Sipas këtyre rezultateve, LVV pritet t’i ketë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Bota sot ka siguruar listën e 56 deputetëve të të LVV-së në legjislaturën e tetë të Kuvendit, pas numërimit të mbi 90% të votave pa përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa nga kandidatët për deputetë nga lista “Guxo” e Vjosa Osmanit. Kjo listë mund të pësoj ndryshime pas numërimit të votave me kusht edhe atyre të diasporës. Më poshtë keni emrat e deputetëve të mundshëm të LVV-së, të radhitur në mënyrë alfabetike e jo sipas votave./BotaSot