6 Dhjetori është dita e 340-të e kalendarit gregorian (dita e 341-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 25 ditë.

1877 – Për herë të parë u botua Washington Post.

1916 – Bukureshti kapet nga Forcat Qendrore

1916 – David Lloyd George bëhet kryeministër i Britanisë.

1917 – Finlanda pavarësohet nga Rusia.

1957 – Projekti Vanguard: Eksplodimi i Vanguard TV3 në leshimin paraqet perpjekjen e ShBA-ve për të nisur satelit në orbitë rreth Tokës. (figura 1)

1969 – Meredith Hunter u vra nga Hells Angels në Altamont Speedway në California, ShBA.

1989 – Masakra École Polytechnique: Marc Lépine vret 14 vajza në Montreal, Quebec.

1991 – Në Kroaci Armata Popullore e Jugosllavisë bombardoi Dubrovnikun.

2008 – 2008 trazirat greke shpërthejne per shkakun e vrasjes se një pesëmbëdhjetë-vjeçari, Aleksandros Grigoropulos, nga një oficer të policise, transmeton lajmi.net.

1768 – Në Edinburg të Skocisë del botimi i parë i Enciklopedisë Britanike, njohuri të përgjithshme të gjithanshme në gjuhën angleze; ky botim i parë përbëhej nga 3 vëllime; botimi i vitit 2010, përmban 32 vëllime (më shumë se 1 vëllim për çdo shkronjë të alfabetit anglisht).

1823 – Lindi Friedrich Max Muller, filolog gjerman dhe orientalist (vdiq më 1900). Në vitin 1844 , para se të fillonte karrierën akademike në Oksford, Muller studioi dhe vazhdoi kërkimet në sanskrit nën albanologun Franz Bopp, i njohur si dijetari i parë sistematik i gjuhëve indoevropiane.

1904 – Theodore Roosevelt shpall pikëpamjen mbi Doktrinën Monroe, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin në hemisferën perëndimore nëse qeveritë në Amerikën Latine provoheshin të paafta ose të paqëndrueshme.

1907 – SHBA – Një shpërthim në minierën e qymyrit në Monongah, Virxhinia Perëndimore, vret 362 punëtorë. Kohët e fundit, një memorial për minatorët e vrarë mbi 100 vjet më parë u ndërtua në qendër të qytetit. Memoriali përbëhet nga shtatorja e një nëne me foshnjen në duar; simbol për gratë e veja dhe fëmijët jetimë që la pas fatkeqësia. /Lajmi.net