Kompania globale Burson-Marsteller për marrëdhëniet me publikun, e cila ndodhet me qendër në New York, ka kryer një kërkim për vitin 2016 i cili përcakton se sa masivisht e përdorin liderët botërorë dhe qeveritë rrjetin social Twitter.

Sipas studimit, personi i cili ka më shumë ndjekës në Twitter është ish-presidenti amerikan Barakc Obama, i cili pak kohë më parë dorëzoi detyrën e tij tek Donald Trump. Llogaria @BarackObama të cilën Obama e krijoi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2007 ndiqet nga më shumë se 83 milionë persona“, raporton Anadolu Agency.

Papa Françesku, është i dyti në radhitje si personi më me ndikim në Twitter pas Obamës. Papa Françesku ka nëntë llogari të ndryshme nga të cilat publikohen mesazhe në nëntë gjuhë të ndryshme. Këto llogari të Papës ndiqen nga më shumë se 31 milionë persona, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.

Në vendin e tretë renditet Narendra Modi, i cili është kryeministri i Indisë dhe ka më shumë se 26 milionë ndjekës.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, radhitet i katërti në mesin e liderëve me afërsisht 24 milionë ndjekës përdor shumë shpesh këtë rrjet social.

Edhe llogaria zyrtare @Potus e cila përdoret nga presidentët amerikanë është një nga llogaritë që ka një numër të madh të ndjekësve. Kjo llogari e cila pas 20 janarit nga Obama ka kaluar tek Trump ndiqet nga mbi 14 milionë persona.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjithashtu është një prej liderëve botëror që ka më shumë ndjekës. Presidenti Erdoğan në llogarinë e tij @RT_Erdogan ndiqet nga 9 milionë e 810 mijë e 98 persona. Erdoğan ndodhet i gjashti në renditje në mesin e liderëve më të ndjekur.