protesta e bdiseThirrjes së Artan Grubit për partitë tjera për të përkrahur protestën e BDI-së, kundër vendosjes së kryqit në Butel, me shpejtësi i është përgjigjur rinia e Lëvizjes për Reforma-PDSH. Nëpërmjet një fotografie ku shihen pjesëmarrësit e protestës me nje banderolë  ku është shënuar se: “Protestojmë kundër paaftësisë dhe pafuqisë institucionale” të BDI-së, e cila nga pozita e saj në qeveri nuk arrin të zgjedh çështjet që me vite u tangojnë shqiptarëve. Në anën tjetër Rinia e LR-PDSH shënon se shqiptarët ua kanë dhënë votën për të zgjedhur problemet në institucione dhe jo në rrugë! Ndryshe, protesta e BDI-së është një absurd i paparë ku një parti në pushtet proteston kundër vendimeve që merr bashkëpjesëtari i saj opozitar!