http://http://youtu.be/p2L0X560y1Y

Ilir Dugolli, vëllai i Gafurrit të arrestuar nga policia maqedonase ka kërcënuar publikisht politikanët e Maqedonisë se nëse nuk lirohet vëllau i tij, atëher do të ballafohen me pasoja të mëdha të cilët këta politikan do ti kuptojnë sic shprehet ai “ka me pas dikush ndonjë pasojë edhe ndoshta me vonesë do ta marrin vesh”, shprehet mes tjerash Ilir Dugolli në intervistën e fundit në në emisionin “Kontakt” të Tribuna Channel.

“Të shpresojm se nuk do të përsëriten edhe te rastet tjera, pasi me një pesimizëm them se nëse vazhdohet me neglizhencë të tillë, të gjithë neve, jo vetëm të autoriteteve, ka me pas dikush ndonjë pasojë edhe ndoshta me vonesë do ta marrin vesh”, është shprehur mes tjerash, Ilir Dugolli duke shpresur që në të ardhmen autoritetet maqedonase të mos arrestojnë ish pjestarët e UCK-së së Kosovës.

Ilir Dugolli ka thënë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në lirimin e vëllait të tij nga paraburgimi.Ndryshe, Të premten (më 12 mars), autoritetet maqedonase kanë arrestuar Gafurr Dugollin, zyrtar i FSK-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së. Ai u ndalua në kufirin Kosovë-Maqedoni pasi ndaj tij Serbia kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar kinse për krime lufte.

©Fol.mk