Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 viktima si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3.974 teste të kryera janë regjistruar 668 raste të reja me virusin korona.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (668) janë regjistruar 81 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se janë regjistruar edhe 887 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 293.328 raste, prej të cilëve 276.835 janë shëruar, kurse 8.898 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht numëron 7.595 raste aktive me koronavirus.