Nga Dr.Flakron Bexheti

 

 

Sot është 9 Maji dita e Bashkimit Europian. Këtë vit shënohët edhe 70 vjetori I Deklaratës historike të ideatorit të BE ish Ministrit të Jashtëm Francez Robert Shcuman, me rast kjo ide rezultoi me formimin e Bashkimit Evropian. Idea e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, që rezultoi nga rasti Francës dhe Gjermanisë dhe preteksti i pajtimit ne kuadër të mirëqenies ekonomike mes dy popujve, shërbeu si nismë për të ndërtuar një mentalitet të përbashkët të bazuar nga zhvillimi ekonomik duke dhenë impakt politik për të ndërtuar një paqë të përhershme mes shteteve dhe kombeve të shteteve të Evropës që sot përbëjne Unionin Europian. Kjo ide e bëri luftën midis kombeve të Evropës të pa imagjinueshme, madje sot BE është përcaktimi politik dhe strategjik i të gjitha shteteve të BE- për të qenë pjesë e famijes se saj.

Fatkeqisht sot, në 70 vjetorin e saj, BE-ja dhe e gjithë bota ndodhet në sfondin e një krize globale shëndetësore që ka rezultuar nga përhapja e Virusit Covid 19, andaj sot partneritetet ndërkombëtare dhe solidariteti global ka kuptim më shumë se kurrë.

Megjithate kjo krizë globale shëndetësore paraqiti edhe sfidën më të madhe deri tani të Unionit Evropian, duke goditur mbi vlerat dhe karakteristika kryesore sic janë parimi i solidaritet ekonomik dhe social, si dhe politikat e sigursë. Kjo Pandemi ne fillim e gjeti BE të përgaditur, sepse me shpejtësi u përfshin shtetet kryesore të saj që përbëjnë edhe shtyllën kryesore udhëheqëse dhe financiare nga shtetet me të zhvilluara të BE sic janë Gjermania dhe Franca.

Kjo krizë shëndetësore gjithashtu lëkundi edhe raportet mes shteteteve te vetë BE se nuk po respektohet parimit i solidariteti, ku shpesh herë zyrtarë të Italisë I cili ishte shteti më I prekur nga pandemia covid 19 adresuan kritika të forta ndaj BE-së për mos reagimin në kohë, për ti ndihmuar Italisë për tu përballur me covid 19 e cila për cdo dite po numërontë mijera viktima nga Covid 19.

Edhe pse u krijua një përshtypje se BE-ja nuk po reagonte në kohë ndaj covid 19, megjithate shtetet e BE dhe vendet anëtare të sajë u angazhuan për duke punuar së bashku dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke mobilizuar burimet, duke siguruar furnizimin e pajisjeve mbrojtëse, duke nxitur hulumtimin dhe duke mbështetur partnerët globalë në nevojë.

BE –ja vendosi për një sërë masash për ta ndihmuar luftën ndaj Covid 19 edhe ate masa që kanë të bëjnë me ngadalsimin e përhapjes së virusit, duke mbyllur kufijnte e shteteve të BE-së, për udhëtime si dhe duke siguruar që mallrat të lëvizin në shtetet e BE-përmes zonave të tyre të gjelbërta. Një masë tjetër që ndërmori BE për shtetet antare të saj ishte edhe sigurimi i paisjeve mjekësore, maskave mbrojtësë, ventillatorëve etj, Hulumtimet dhe fondet per gjetjen e një vaccine kunder covid 19 ishte gjithashtu ndër masat kryesore të BE nëpërmjet këshillit të Inovacionit.

Një masë tjetër e BE ishte riatdhetsimi I qytetarëve të shteteve të BE, nga shtete të treta me crast ishin bllokuar mbi 500 mijë banor të shteteve të BE në vendet jashta BE. Nxitja e Solidaritetit Evropian, mbështetja e konomike e BE me paketë mbështetëse prej 540 miliardë eurosh për të trajtuar krizën dhe mbështetur punëtorët, bizneset dhe shtetet anëtare. Për më tepër, Banka Qendrore Evropiane po siguron 750 miliardë euro për të lehtësuar borxhin e qeverisë gjatë krizës, ishin vetëm disa që BE I ndërmori si masa finansiare për tju ndihmuar shteteve antare të BE. Mbrotja e punëtoreve, ndihma në rimëkëmbjen e BE, mbështetja dhe partneriteti në gjithë globin, si dhe luftimi i deznformatave ndaj covid 19, ishin ndër masat kryesore që BE i ndërmori për qytetarët e shteteve të BE-së.

Bashkimi Europian në kuadër të luftës nda covid 19, ndërmori një sërë masash edhe ndaj shteteve të Ballkanit perëndirmor duke ndarë një paketë ndihmëse prej më shumë se 3.3 miliard Euro rialokime nga instrumenti I ndihmës së parantarësimit , nga ato 38 milion euro për ndihmë të mënjëhërshme për sektorin e shëndetit dhe furnizimeve mbrotjesë për të shpëtuar jetë siç janë pajisjet personale mbrojtëse, maska dhe ventilatorët; 389 milion € për të adresuar nevojat e rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike dhe një paketë të riaktivizimit ekonomik prej 455 milion €, në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Ai gjithashtu përfshin një propozim për 750 milion € të Ndihmës Makro-Financiare dhe një paketë të ndihmës prej 1.7 miliardë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve. Etj.

Ndihma e BE për vendet e Ballkanit perëndimor!

BE dhe vendet anëtare të saj janë duke ndërmarrë një veprim të vendosur për të zbutur ndikimin socio-ekonomik, edhe për shtetet e Ballkanit perëndimor që janë kandidat për tu antarësuar në BE. Vlen të citohet edhe deklarata e Presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha:

“Ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar në këtë pandemi partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në Bashkimin Evropian. BE po mobilizon një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë. Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të shërohemi. Dhe përtej kësaj, ne do të vazhdojmë të mbështesim rajonin, përfshirë reformat e nevojshme në rrugën e tyre në BE, pasi rimëkëmbja do të funksionojë në mënyrë efektive vetëm nëse vendet vazhdojnë të kryejnë angazhimet e tyre. ”

Në kuadër të pakos financiare të BE për tju ndihmuar vendeve te ballkanit perëndimor BE –ja ndau 7.5 milion Euro ndihmë urgjente për Sërbinë, ndërsa ambassador i BE ë Sërbi Sem Fabrizi njoftoi se BE-ja do ti ndaje edhe një pako financiare Sërbisë që peshon 93 milion Euro edhe atë 15 milion euro për blerje dhe transport të menjëhershëm dhe 75 milion euro për rikuperim ekonomik.

Maqedonia e Veriut si kandidat për antarësim në BE që pritet të fillojë hapjen e Negociatave me BE poashtu përfitoj një ndihmë të konsiderueshme nga BE. Ambasodori i BE në Shkup z. Samuel Zbogar njoftoi opinionin për ndihmën urgjente të BE për Maqedoninë e Veriut me vlerë prej 4 milion Euro për nëvoja të mënjëhershme dhe 50 milion Euro për rimëkëmbje socio-ekonime, Ambasadori Zhbogar gjithashtu njoftoi se 9 Euro do të ndahen për sektorin privat, dhe 3 milion Euro për mbështetje të drejtpërdrejt të buxhetit të RVM

Shqipëria gjithashtu edhe ambasadori i BE në Shqipëri ka njoftuar për pakon financiare që BE I ndan Shqipërsië për mbështetje të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Covid 19. Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri gjithashtu njoftoi 4 milion Euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore, 11 milion Euro për mbrojtje sociale dhe deri në 35 milion Euro për rimëkëmbje ekonomike.

Ambasadori i BE në BiH Johann Sattler njoftoi deri në 7 milion euro pajisje mjekësore dhe rregullimin afatmesëm dhe zbatimin e mbështetjes së BE në shumën deri në 50 milion euro për programet e zhvillimit ekonomik.

BE gjithsej ka paraparë ndihmë prej 68 milion euro për Kosovën në luftimin dhe menaxhimin sa më efektiv të koronavirusit. 5 milion për nevojat e shpejta, 50 milion të tjera për ndihmë në lehtësimin e ekonomisë sociale, si dhe 13 milion për mbështetjen e buxhetit të Kosovës.

Edhe pse sot kemi mendime të ndara rreth pozicionit të BE përpball sfidës së saj më të madhe ndaj covid 19, ku një pjesë e madhe vlerësojnë kontributin e BE, një pjesë tjetër mendojnë se BE u gjet e pa përgaditur dhe nuk e ka dhënë ndihmën e duhur, madje duke e rritur edhe euroskepticizmin ndaj vetë BE, sidoqoft koha do të tregojë se a ishte e mjaftueshme ndihma e Bashkimit Evropian për ta luftuar dhe tejkaluar përballjen me Covid 19.

Ajo që tani është e rëndësishme është shëndeti I qytetarëve si dhe fitorja e luftës ndaj pandemisë, dhe rikthimi në normalitet, si dhe rimëkëmbja ekonomike dhe zhvëllimore e gjithe shteteve që pësuan humbje të mëdha dhe po përballen me krizë të thellë ekonomike. Por është e rëndësishmë edhe menaxhimi me buxhetin dhe me fondet e BE që i ka ndarë sidomos për shtetet e ballkanit perëndimor se në cmënyrë do të menaxhohen të tjenjtat sepse deri tani ka qënë praktikë, keq menaxhimi dhe keqpërdorimi i fondeve të shumta të BE-së.

(Autori është Doktor i Shkencave Politike dhe Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët)