Banka Popullore ka publikuar të dhëna lidhur me llogari të bllokuara për personat fizik dhe juridik.

Gjithësejt 76 mijë qytetarë kanë të bllokuar llogaritë personale ndërsa 36 mijë persona juridik apo kompani kanë gjithashtu llogari të bllokuara.

E gjithë kjo për shkak të borxheve të ndryshme të papaguara që kanë personat fizik dhe juridik ndaj kompanive të ndryshme shtetërore dhe private, shkruan Zhurnal transmeton FOL.