Një 79-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë plagëve të marra nga një aksident në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, transmeton Alsat.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Livadi”.
Makina e tipit “Citroen Berlingo” me targa të Kumanovës, e që po drejtohej nga 66-vjeçari L.M. nga Kumanova, ka goditur 79-vjeçarin B.M. nga Kumanova.
Pas aksidentit B.M. fillimisht është shtruar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, pas çka është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në ora 23:30.