Me katër lokomotiva të reja elektrike do pajiset Maqedonia nga kompania kineze CRRC XhuXhou. Marrëveshjen për furnizim sot e nënshkruajtën HM “Transport” dhe përfaqësues të kompanisë.

Ky është projekti i dytë që e realizojnë Qeveria e Maqedonisë dhe Xhuxhou pas të parit për furnizim të gjashtë trenave të rinj për udhëtarë. Investimi në vlerë prej tetë milionë eurove është siguruar nga Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa realizohet në kuadër të Projektit për ripërtërirje të parkut të automjeteve.

“Furnizimi i katër lokomotivave të reja elektrike praktikisht do të thotë ripërtërirje e parkut të automjeteve pas 40 viteve, afrim deri në standardet evropiane dhe botërore, sigurim të sigurisë më të madhe dhe siguri në komunikacionin hekurudhor, numër më të madh të udhëtarëve, shpejtësi më të madhe, kursim energjetik, mbrojtje të mjedisit ejtësor, punë efikase dhe shërbime më cilësore”, theksoi drejtori i përgjithshëm i HM “Transport” Nikolla Kostov pas nënshkrimit të Marrëveshjes.