8 Shtatori (e mërkurë) – Dita e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Kështu ka njoftuar Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, prej ku ua urojnë qytetarëve ditën e pavarësisë.

“Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat, 8 shtatori (e mërkurë), Dita e pavarësisë, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.