SHBA mbetet vendi me eksportet më të mëdha të armatimeve, sipas Institutit Kërkimor për Paqen në Stokholm.

Shitjet nga Amerika përbëjnë 38,6% të shitjeve ndërkombëtare të armëve mes viteve 2017-2021, duke shënuar një rritje në krahasim me periudhën 2012-2016, kur ishte 32.2%.
Gjatë katër vjetëve të fundit, SHBA-ja ka furnizuar me armë më shumë se 100 vende, sipas të dhënave të ‘Statista’.

Rusia mbetet në vend të dytë me 18.6% për periudhën 2017-2021, duke pësuar rënie në krahasim me 2012-2016, kur ishte 24.1%.

Blerësja më e madhe nga Rusia është India, e ndjekur nga Kina, që vitet e fundit kanë blerë gjithnjë e më pak armë nga Moska. Blerjet kanë rënë dhe nga Algjeria dhe Egjipti.

Franca vazhdon të rrisë eksportin e armëve, kurse ndikimi i Gjermanisë në tregtinë e armëve është në rënie.

Kina është vendi i katërt në botë, ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja e Jugut.
Italia ka si partner kryesor Egjiptin, por në 2021 shitjet janë rritur më shumë në Katar, Turqi dhe Kuvajt.

Në rastin e Koresë së Jugut, shumica e shitjeve janë në Indonezi./Euronews.al