Deputeti nga radhët e PDSH-së, Bekim Fazliu deklaroi sonte në emisioni Klikplus se, funskionarët e BDI-së kanë harxhuar mbi 80 mijë euro për hotele e motele. Ai theksoi se këto para janë harxhuar në kohën kur nxënësit shqiptar mësojnë në shkolla të rrënuara, kur shqiptarët në mungesë të kushteve po migrojnë në vendet e perendimit.

Ai theksoi se pushteti në të cilin bënë pjesë BDI-ja ka tërhequr zvarrë nënat shqiptare dhe ka montuar qindra shqiptar duke mbushur burgjet e maqedonisë.

Ndërkohë, Bujar Osmani i BDI-së tha se, partia të cilës i takon ai ka realizuar shumë projekte dhe shumë investime të rëndësishme në zonat shqiptar. Ai tha se, platforma e re politike kërkon barazi dhe avansimin akoma më shumë të cështjes shqiptare. (INA)