Në Raportin e Institutit për Shëndet Publik, të Maqedonisë së Veriut, thuhet se në periudhën prej 29 qershorit deri më 5 korrik janë regjistruar 46 raste të vdekjes nga Covid-19 që është 11 për qind më pak se javën e kaluar.

Numri më i madh i rasteve janë persona të moshës mbi 60-vjeç (67,4 për qind). Tek 38 raste të vdekjes (82,6 për qind) janë regjistruar komorbiditete paraprake.

Nga rastet në këtë periudhë të cilat hetohen në aspektin epidemiologjik, janë hospitalizuar 113 persona apo 13,4 për qind, që paraqet ulje për katër për qind lidhur me javën e kaluar të njoftimit ndërsa tek 205 persona apo tek 25 për qind është regjistrua prania e komorbiditeteve.