Amerikanët janë më të shqetësuar se sa ishin para zgjedhjeve presidenciale të 2016-s, për kërcënimin potencial që Rusia përbën për shtetin e tyre, sipas një sondazhi të Reutersit dhe Ipsos.

Sondazhi i bërë më 9 deri 12 janar, ka zbuluar se 82 për qind e amerikanëve të moshës madhore, duke përfshirë 84% demokrat dhe 82% të republikanëve, kanë përshkruar Rusinë si “rrezik” gjeneral i Shteteve të Bashkuara, transmeton koha.net.

Që është shumë më e lartë se sa ishte në mars të 2015-ës, me 76 për qind, kur u pyetën për të njëjtën pyetje.

Rritje e këtij shqetësimi vjen pas kampanjës brutale të zgjedhjeve, dhe zgjedhjes President të Donald Trump, që ndërlidhet me akuzimet e fundit të inteligjencës amerikane, për sulme kibernetike që thonë se i ka bërë Rusia.