Koha në Maqedoni do të jetë kryesisht me re dhe të ftohtë si dhe reshje të herëpashershme, veçanërisht në pjesët veriore. Në vendet malore, do të ketë borë. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, përrcjell Fol.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga katër deri në nëntë dhe temperatura e përditshme prej shtatë deri në 14 gradë.

Në Shkup, kryesisht do të ketë të reshura, të cilat herë pas here do të jenë më të forta. Do të fryjë erë veriore . Temperatura do të jetë nga shtatë në 11 gradë.

Të mërkurën, një erë e fortë veriore do të fryjë  gjatë ditës .Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura të ulëta në mëngjes dhe e përditshmja do të jetë në rritje./ Fol.mk