Qyteti bavarez i Nordlingen përmendet së pari në shekullin e nëntë. Banorët e ngritën atë brenda një krateri të gjerë vullkanik prej 26 km. Për ndërtimin ata kanë përdorur gur nga mjedisi, që vepronin “çuditshëm”.

“Fuqinë” e tij i atribuohet ndikimit të vullkanit, dhe historia për ta është e përfunduar dhe krejt deri në vitin 1960, kur tërë historia e vendit të tyre u kthye me kokë poshtë.

Në qytet mbërritën dy gjeologë amerikanë, Eugene Shemaker dhe Edward Chao, të cilët pas kryerjes së hulumtimit arritën në përfundim se qyteti nuk shtrihet në kraterin e vullkanit, por në një krater asteroid.

Ata gjithashtu shpjeguan misterin e gurëve të shkëlqyeshëm. Në pikën e goditjes së meteorit është formuar një lloj i veçantë guri – suevit, i cili për shkak të kompresionit të blloqeve ekzistuese granit, përmban edhe diamante në miniaturë.

Ata janë të gjerë vetëm 0.2 milimetra dhe mezi janë të dukshëm për syrin e njeriut. Të gjitha shtëpitë në këtë vend janë ndërtuar nga sueviti.

Shemaker dhe Chao kanë vlerësuar se në shtëpitë, kishat dhe ndërtesat e tjera ndodhen rreth 72,000 tonë diamante.

“Është fat që diamante janë aq të vogla, sepse kulla e kishës dhe ndërtesa të tjera do të vidheshin shumë kohë më parë”, thotë Horst Lener.

Meteori besohet të ketë pasur një diametër prej 1 deri 1.5 kilometra dhe po lëvizte me shpejtësi ndërmjet 20-25 kilometra në sekondë.

Ajo goditi Tokën rreth 15 milionë vjet më parë dhe krijoi një krater në mes të 24 dhe 26 kilometrave.

Kjo u konfirmua nga testet e fundit kompjuterike. /kp/Telegrafi/