Maqedonia ka radio sistem modern digjital komunikues për nëpunësit e policisë, i cili mund të shërbejë 6.000 shfrytëzues, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili së bashku me euroambasadorin Oliver Spasovski, morën pjesë në prezantimin e sistemit TETRA në SPB Shkup, përcjell Fol.

“MPB në përgatitjen e sistemit TETRA është përfshirë në vetë fillimin. Nga viti 2005, me përgatitjen e fizibiliti studimit e deri më sot. Falë mbështetjes së BE-së kemi radio sistem modern digjital komunikues. Këtë sistem duhet ta shfrytëzojnë edhe shërbimet tjera, të cilat janë pjesë nga siguria publike, si dhe ndihma e shpejtë dhe brigada zjarrfikëse”, tha Spasovski.

Euroambasadori Samuel Zhbogar informoi se BE-ja ka ndarë 20 milionë euro për këtë projekt, i cili është implementuar në tre faza.

“Ky sistem do t’u mundësojë komunikim të ndërsjellë policëve, por edhe me qendrën. Pikërisht komunikimi i sigurt mes policëve dhe qendrës është bazë për kryerjen efikase të detyrave zë tyre”, theksoi Zhbogar.

Euroambasadori tha se në prezantimin e sotëm ka mësuar se sistemi TETRA mbulon 99 për qind të territorit të Republikës së Maqedonisë. Informoi se BE-ja dhe MPB-ja punojnë në projekt të ri të vendosjes së linjës telefonike 112 për raste urgjente, të cilat do të jenë pjesë e sistemit digjital. /Fol/