Banorët e Tetovës dhe Gostivarit vitin që po përcjellim do ta mbajnë mend në kujtesën e tyre si një vit me shumë halle dhe probleme, përfshi ato ekonomike dhe politike. Ndërkohë për Vitin që vjen, kërkojnë më shumë modesti: “Politikanët t’i përmbushin premtimet e dhëna”.

“Marr në përgjithësi ky vit nuk ka qenë i suksesshëm as në aspektin politik e as në aspektin ekonomik. Shkaku se janë zhvilluar shumë probleme në aspektin politik, burgosje, gjykime e raste tjera. Në aspektin ekonomik pak punësime ka pasur. Premtime ka pasur plot por realizime në praktikë shumë pak”.

“Kemi krizë ekonomike, kemi edhe probleme politike të këtij viti që tanguan gjithë qytetarët, Dua mos përsëritet ky vit, edhe në ekonomi edhe në ndodhitë politike”.

“Nuk ka qenë mirë, shpresojmë se viti i ri do jetë më i mirë, edhe krizë kemi pas edhe krizë politike ashtu”.

“Nuk e di çka tët them ka pasur shumë probleme, se di çka tët them ma tepër.

“Ka qenë vit i vështirë si krejt vitet tjera, nuk ka qenë ashtu i suksesshëm. inshaAllah bëhet më mirë. Ka qenë krizë shumë, krizë ka pasur ekonomike normalisht”.

Kërkesat primare të tetovarëve për vitin që vjen është shëndeti e më pas hapja e sa më shumë vendeve të reja të punës.

“Të ketë punësime shëndet dhe më shkurt populli të ketë liri”.

“Para së gjithash shëndet për gjithë qytetarët, paqe, mirëkuptim. Gjithë presim që viti i ri të jetë më i mirë por për të duhet të mundohemi të gjithë”.

Por, edhe përkundër problemeve të shumta me të cilat u karakterizua ky vit, tetovarët kanë shpresa se viti që vjen do të jetë më i begatshëm dhe më i leverdishëm për gjithë qytetarët e Maqedonisë.