Të dashur lexues të portalit informativ FOL, vërtet jemi në çastet e fundit të një viti që po e lëmë pas, një viti të trazuar që do ta mbajmë mend gjatë në kujtesat tona. Të gjithë ne kemi kaluar momente të vështira dhe në një far mënyre jemi përballur me krizën e rëndë politike që u instalua nga një rregjim i egër, gjysma e të cilit mori ”shpërblimin e merituar”, e kurse për gjysmën tjetër do të na duhet edhe pak punë dhe guxim, që ti themi lamtumirë përgjithmonë.

Andaj në emër të stafit të portalit FOL, dëshirojmë që në vitin e ardhshëm, gjërat të ecin më shpejt dhe më mirë për çdo njërin prej jush! Vështirësitë që i kemi përballuar së bashku gjatë këtij viti, nuk duhet të na shuajnë shpresën dhe as të na zbehin vulllnetin e përbashkët për të ndërtuar një vit më të mirë për ne të gjithë.

Ne jemi të bindur se të gjithë së bashku, në vitin që po vjen, presim më shumë shpresë, më shumë kurajo, besim, dashuri, mirëqenie…

Ndaj dhe ne stafi i FOL me gjithë zemër ju urojmë paqe, gëzim dhe lumturi çdo zemre shqiptari!

Ne besojmë te Ju. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj!

Gëzuar Vitin e Ri 2018!

©FOL