Në orët e fundit kur pritet finalizimi i zgjerimit të koalicionit qeverisës, njëra nga fraksionet e Lëvizjes BESA ka vendosur që të mos bëhet pjesë e Qeverisë.

Siç mëson INA, Lëvizja BESA e Bilall Kasamit ka vendosur që të mos bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, për shkak se oferta e kryeministrit Zoran Zaev ka qenë e parpranueshme.

Në mbledhjen e mbajtur të kryesisë së kësaj partie gjatë orëve të fundit është vendosur që të mos qeveriset me LSDM, BDI dhe partitë e tjera që do të jenë pjesë e maxhorancës.
Oferta për Lëvizjen BESA të Kasamit ka qenë dy poste të zv/ministrave dhe disa drejtori. Një nga postet e zv/ministrave ishte në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga ana tjetër, në bazë të pazareve të arritura, Lëvizja BESA e Afrim Gashit do të ketë Ministrinë e Kulturës dhe se në këtë post pritet të jetë Zeqirija Ibrahimi. Post ministror do të ketë edhe për PDSH, edhe ate ministër pa resor ose posti i zv/kryeministrit për reforma. (INA)