Një skandal tjetër po tronditë Maqedoninë. Këshilltar i kryeministrit, Zoran Zeav për marëdhënie ndëretnike emërohet radikali serb i cili disa herë ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa në vitin 1999 ka udhëhqeur grupi që dogji ambsadën amerikanë në Shkup, raporton portali,Amerika –Radio. Partitë shqiptare heshtin, BDI dhe Lëvizja BESA e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit frikësohen të reagojnë për shkak se janë në pritje për tu bërë pjesë e qeverisë. Edhe Menduh Thaci ka të njëjtin problem.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga Ambasada amerikane në Shkup, ndërsa jozyrtarisht mësohet se Miletic gjendet në listën e zezë të qeverisë amerikane.

Ditë më parë Ambasada amerikane në Shkup reagoi fuqishëm ndaj emërimit të këshilltarit për siguri, Xhezair Shaqiri, pasi ky I fundit gjendet në listën e zezë amerikane, ndërsa ndaj këtij të fundit kishte presion nga shumë media maqedonase me arsyetimin se është “terrorist” dhe nuk mund të punon në kabinetin qeveritar.

Ndërkohë para 18 viteve në Shkup u dogjë Ambsada amerikane nga Miletic dhe huliganët për shkak të hakmarrjes ndaj bombardimeve të NATO-së në KOSOVË./Amerika-Radio/