Ilir Meta, Talat Xhaferi, Bujar Osmani dhe të tjerët pa problem e kanë bë shqiponjën në manifestimin e sotëm që u mbajt në Shkup, kushtuar 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit.

Vështirësi për të bë shqiponjën ka hasur vetëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kurse i ka ndihmuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Pas kësaj ngatërrese të Ahmetit, sië e shihni në foto, ka plasur gazi te valltari që është pas kryetarit të BDI-së. Me sa duket, në fytyrën e tij vërehet edhe habia se si një patriot si Ali Ahmeti nuk mund ta bëjë shqiponjën.

Mund të paramendoni se si do të reagonin mediumet e afërta me BDI-në, sikurse të ishte ngatërruar kështu si Ahmeti ndonjë funksionar i partie tjetër shqiptare. Tani vetëm heshtin./Lajm/