Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 119.828 raste, prej të cilëve 101.474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.851.