Prokuroria kërkoi nga gjykata që ti shpallë fajtorë Sasho Mijalkovin, Toni Jakimovskin, Nebojsha Stojakoviqin dhe Goran Grujevskin për rastin “Thesari”. Kjo lëndë ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme, në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro. Mbrojtja do ta japë fjalën e përmbyllëse më 5 prill.

Gjykata duhet t’i detyrojë të pandehurit ta kompensojnë dëmin e raportuar nga Prokuroria e Shtetit në territorin e Qytetit të Shkupit, si dhe kërkesën juridike pronësore, nga diferenca e pasurisë së konfiskuar në vlerë prej 10 milion dhe 819 mijë denarë, me shumën e përfitimit material nga prona e Finzit, prej 47 milion e 990 mijë- deklaroi Artan Ajro, prokuror.