Ka plot një muaj që ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, e ka humbur
rrugën në oborrin e saj. Kjo, pos tjerash, shihet edhe nga reagimet e
shume shoqatave dhe individëve, të cilët merren me kulturë. Pas gjithë
atyre skandaleve, që i paraqiti ministrja e Kulturës, opinioni i gjerë
ende pret përgjigje për disa çështje.
Të themi se është e vërtetë që znj. Stefoska ka trashëguar borxh prej 3
mil. eurosh (ndonëse duket se ka problem me numrat, sepse në çdo dalje
para opinionit nxjerrë numra të tjerë), por kjo nuk e amniston nga këto
pyetje:
1. Pse gjatë rebalancit lejuat që buxheti nga 976 milionë denarë në
zërin 464 të zvogëlohet në 736 milionë, ndërsa dallimi është më i madh
se ato 3 milionë eurot e juaja që i përmendni si borxh të trashëguar?
2. Si do ta kishit shpjeguar fenomenin për investime të ngjashme, sepse
në qytete të ndryshme të jepet buxhet i ndryshëm?
3. A nuk do kishte qenë më korrekte që t’i kishit nxjerre edhe pikat që
në mënyrë më transparente të mund të shohim pse një projekt është
vlerësuar me atë shumë mjetesh? Mos harroni se ju këtë pyetje e
parashtruat gjatë kohës kur ishit deputet. Madje, si rezultat i asaj
vitin pasues ne e implementuam atë, ndërsa ju jo! Apo e keni pasur vetëm
për shou mediatik?
5. Në pres-konferencën tuaj u ankuat se individët e njëjtë janë
paraqitur në më shumë projekte. A dëshironi t’ju ndihmojmë që t’i
identifikojmë më së paku 20 projekte që ju i financuat ku individë të
njëjtë paraqiten në më shumë se një projekt? Apo ata nuk i llogaritni,
sepse janë miq tuaj?!
6. A nuk është interesante se keni mbështetur një pjesë të madhe të
projekteve që ju keni mbetur borxh nga programi i vitit 2020?
7. Si mundet që projekti i njëjtë i Teatrit të Dramës në Shkup të
financohet me 1.9 milion denarë, ndërsa te Teatri për Fëmijëve dhe të
Rinj merr 800 mijë dinarë? Dallimet në tituj janë vetëm çështje e
përkthimit, ndërsa autori, regjisori dhe ekipi është i njëjti? Apo mos
ndoshta kriter ka qenë emri i e drejtorëve dhe vendndodhja e objekteve?
8. Si mundet që në opinion të thoni që prioritet i juaji është të
ndihmohen shoqatat e aktivistëve me nevoja të veçanta, ndërsa ka tashmë
dy javë që para ministrisë suaj protestojnë persona me nevoja të veçanta
për ta fituar atë të cilën u takon dhe t’i mbyllin llogaritë e vitit
2020? A nuk është kjo hipokrizi?
9. Dhe, krejt në fund, po e pranojmë konstatimin tuaj se Ministria ka
borxh prej 3 milionë, ndërsa buxheti i programit vjetor është 16 milionë
dhe pastaj thoni se programi vjetor peshon 11 milionë, ndërsa publikoni
rezultate për 8.5 milionë. A mos ndoshta ka një pjesë të programit
vjetor që nuk e keni publikuar dhe ju keni dhëne mjete/vendime në mënyrë
jotransparente?! Ne po shprehim dyshime, ndërsa organet le të
konstatojnë.

“Botën e kuptoj vetëm si fushë për garë kulturore ndërmjet popujve”
“Јас го разбирам светот како поле за културен натпревар меѓу народите”
– Гоце Делчев

Ndjesë, ministre, por ju e shihni kulturën si garë ndërmjet “tanëve” dhe
“të tjerëve”!