Një vrasje ka tronditur pak më parë Elbasanin.

Një i ri me inicialet E. Ç është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij e për pasojë ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij, që ndodhej në makinë me të është plagosur.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Informacion paraprak nga policia

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë kujtojmë se në 24 orët e fundit disa ngjarje të rënda kanë ndodhur në vend, që nga vrasja e Mehmet Qemës dje në Tiranë, vrasja në Vlorë e Bledar Birçaj, duke u pasuar dhe me aksidente të rënda si ai i minatorëve në Bulqizë dhe aksidenti me pasojë vdekjen e Fatmir Avdillari, 45 vjeç, i cili konsiderohet si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe të Selitës.

Vijon…