Ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha në rrjetin e tij social facebook demanton informacionet në portale të ketë bërë shpenzime të mëdha për internet dhe telefoni me telefonin zyrtare, përcjell Zhurnal.mk

“Jo vetëm që personalisht kam shpenzuar 0 (zero) denarë për telefon, por si ministër ende përdor numrin privat dhe gjitha shërbimet zyrtare që kryej me telefon përfshirë këtu edhe internetin edhe përdorimin e tij jashtë shtetit i bëj në llogarinë time private.

E vetmja gjë që kam të them për opozitën dhe telallët e tyre në prag të iftarit është kjo: O Allah fali se nuk dinë çka bëjnë!”, ka shkruar Hoxha