Prokurorja Vilma Ruskovska në fjalët përfundimtare tha se Prokuroria ka arritur të dëshmojë se të akuzuarit në lëndën “Organizatorët të 27 prillit” kanë kryer prishje të rendit kushtetues. Ajo sqaroi rolin e Veljanovskit, ministrave Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovskin, të cilët, sipas saj, kanë dalë nga faktet materiale dhe deklarimet e dëshmitarëve. Ruskovska po ashtu theksoi se qindra dëshmitarë që kanë deklaruar para gjykatës se nuk i ka organizuar asnjë kanë dhënë deklaratë të rreme që paraqet vepër penale.

“Gjithçka është ditur, gjithçka ka qenë e planifikuar, vetëm se nuk është ditur data. Të akuzuarit e kanë ditur se çfarë po bëjnë, nuk kanë qenë të manipuluar. Ata kanë dashur të parandalojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të parandalohet formimi i Qeverisë nga shumica parlamentare”, tha Ruskovska.

“Prokuroria dëshmoi se të akuzuarit që qëndrojnë para juve kanë përgatitur plan për ta rrezikuar rendin kushtetues të Maqedonisë, me akte të dhunës dhe të pamundësojnë lëshimin e qetë të pushtetit. Dëgjuam dëshmitarë, pamë dhe lexuam shumë fakte materiale. E gjithë kjo kontribuoi të vërtetohet aktakuza. Prokuroria dëshmoi se secili nga të akuzuarit ka pasur rolin e vet, si para ngjarjeve, ashtu edhe pas 27 prillit. Roli i Veljanovskit ka qenë të ndalohet zgjedhje kryetarit të Kuvendit, Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski kanë organizuar protestat ‘Për Maqedoni të përbashkët’ dhe ta parandalojnë zgjedhjen, ndërsa Vladimir Atanasovski me dhunë të ndalojë zgjedhjen”, tha Ruskovska.

Prokurorja citoi edhe deklaratat e dëshmitarëve që i ka propozuar edhe Prokuroria por edhe të akuzuarit. Ajo shtoi se të gjithë dëshmitarët e OBRM-PDUKM-së e kanë deklaruar të njëjtën. Ajo citoi edhe nene nga Rregullorja me deklarime se Veljanovski nuk e ka respektuar Rregulloren dhe nuk ka lejuar replika dhe kundër replika për “Platformën e Tiranës”, edhe pse nuk ka qenë si pikë diskutimi.

“Me të drejtë mund të parashtrojmë pyetje pse Veljanovski jo vetëm në cilësinë e kryekuvendarit, por edhe si jurist nuk ka reaguar. Të gjithë e kemi të qartë se pse propozimi i Spasovskit nuk është vendosur për votim, dhe kjo është që me çdo çmim të parandalohet zgjedhje e kryetarit të Kuvendit dhe lëshim të qetë të pushtetit”, tha Ruskovska.