Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmoi se Qeveria e Maqedonisë së veriut e ka tërhequr propozim-ligji për Libra dhe Materiale tjera Didaktike për Shkolla Fillore dhe të Mesme, i cili parashikonte digjitalizimin e librave për nxënësit nga klasa e katërt, njofton Portalb.mk.

“Informojmë se propozim-ligji për Libra dhe Materiale tjera Didaktike për Shkolla Fillore dhe të Mesme do të jetë sërish i qasshëm për diskutim dhe për përfshirje të atyre individëve, grupeve dhe shoqatave të qytetarëve të cilët nuk kanë arritur që deri më tani të deklarohen dhe ta japin propozimin e tyre ose sugjerimin për miratimin e versionit më të mirë në interes të procesit më të kualitativ edukativo – arsimor, pas së cilës teksti përfundimtar i ligjit, i cili do të krijohet pas shterjes së të gjitha përfitimeve nga debati publik, do të dorëzohet në Kuvend”, thonë për Portalb.mk nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH informon se vazhdon me zbatimin e planit për reforma të arsimit fillor, sipas të cilit, të rejat e parashikuara do të zhvillohen në etapa me fillimin e vitit të ri shkollor, në klasën e parë dhe të katërt.

“Mësimi do të zbatohet në pajtueshmëri me Konceptin e ri dhe me materialet e reja për mësim, të cilat do t’i përmirësojnë rezultatet në lidhje me njohuritë e nxënësve. Ashtu siç opinioni është i njoftuar, programet e reja mësimore për klasë të parë dhe të katërt tanimë janë miratuar dhe janë të qasshme për opinionin, me çka të gjitha dezinformatat dhe spekulimet lidhur me përmbajtjen e tyre, a të krijuara nga qendra të caktuara, shpesh nga fusha e politikës, janë demantuar plotësisht, njëjtë sikur edhe lajmet e rrejshme lidhur me Konceptin. Në ndërkohë, në bazë të programeve të reja mësimore po punohen edhe materiale të reja për mësim, gjatë së cilës ato për klasë të parë do të jenë të gatshme deri në fund të korrikut pas së cilës do të vijojë shpërndarja nëpër shkolla derisa për klasat e katërta do të jenë të gatshme në gjysmën e gushtit dhe do të marrin dhe version digjital. Në procedurën e furnizimit të 10 mijë tabletë kompjuterë, a po furnizohen kabinete për shkenca natyrore për 265 shkolla, të cilat janë klasat më të larta, por është me rëndësi që të jenë të përgatitur për procesin reformues i cili do të zbatohet në 5-6 vitet e ardhshme”, shtojnë nga MASH.

Iniciativa “Libra dhe mësim patjetër duhet të ketë”, tërheqjen e propozim-ligjit e ka përjetuar si fitore.

“Sot kemi treguar dhe dëshmuar se si qytetarë mund të marrim pjesë në vendosjen për gjëra të rëndësishme për ne, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot ne kemi dëshmuar se ne dimë, mundemi dhe guxojmë si qytetarë të zakonshëm të veprojmë dhe t’i mbrojmë të drejtat tona dhe të drejtat e fëmijëve tanë. Sot ne kemi dëshmuar se mund të marrim pjesë nga afër dhe larg në punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë. Sot festojmë, nesër vazhdojmë”, kanë shkruar nga iniciativa..